Bulqizë, mësuesja rreh në zyrë drejtoreshën, e hoqi nga puna

527
BULQIZË – Një mësuese Informatike e shkollës së mesme në Bulqizë është kallëzuar në polici nga drejtoresha e shkollës për dhunë fizike.
Sipas kësaj të fundit mësuesja, Tefta Kica, e ka ofenduar dhe goditur në zyrën e saj paraditen e së martës, e pas denoncimit policia ka shoqëruar mësuesen e informatikës në ambientet e policisë. 
Burime pranë bluve bëjnë me dije se shkak i konfliktit ishte shkarkimi i mësueses së informatikës nga detyra. Kjo e fundit i ka kërkuar llogari drejtoreshës për këtë vendim, që sipas, Tefta Kicës, është bërë për motive politike.
Kaq ka mjaftuar që dy mësueset të përfshiheshin fillimisht në një debat të ashpër që do agravonte deri në përdorimin e dhunës. 
Sigal