Protesta / Qytetarët nuk mjaftohen me dorëheqjen e Lleshajt, kërkojnë largimin e Ramës

211
Sigal

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dy netë më parë, ku një polic ekzekutoi një të ri pranë shtëpisë së tij.

Por, pavarësisht dorëheqjes së ministrit protesta e lajmëruar sonte në orën 18:00 po vijon pranë ministrisë së Brendshme.

Me thirrjet “Rama ik” dhe “poshtë diktatura” protestuesit kanë hequr barrierat metalike dhe po i përdorin për të goditur policët. Ndërkohë që efektivët i kanë shpërndarë me gaz lotsjellës dhe ujë.