Lleshaj dha dorëheqjen, protestuesit: Rama ik! Policia i shpërndan me gaz lotsjellës dhe ujë

233
Sigal

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i dorëzoi dorëheqjen kryeministrit Edi Rama pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dy net më parë, ku një polic ekzekutoi një të ri pranë shtëpisë së tij.

Por, pavarësisht dorëheqjes së ministrit protesta e lajmëruar sonte në orën 18:00 po vijon pranë ministrisë së Brendshme.

Me thirrjet “Rama ik” dhe “poshtë diktatura” protestuesit kanë hequr barrierat metalike dhe po i përdorin për të goditur policët. Ndërkohë që efektivët i kanë shpërndarë me gaz lotsjellës dhe ujë.