Protesta / Mbytet Tirana nga gazi lotsjellës, preken edhe qytetarët në lokale

231
Sigal

Gazi lotsjellës i hedhur fillimisht tek kryeministria për të larguar protestuesit, po “mbyt” Tiranën.

Protestuesit vijojnë të lëvizin në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa policia është vënë pas tyre duke hedhur shpesh gaz lotsjellës.

Shumë qytetarë që nuk kanë lidhje me protestën, disa prej tyre edhe të ulur kafe, janë prekur nga kjo situatë.

Përdorimi i gazit mund të konsiderohet si një taktikë anti demokratike dhe anti njerëzore për të shpërndarë protestën e drejtë. Kjo pasi veprimet e policisë po dëmtojnë edhe njerëz që nuk kanë qenë pjesmarrës në protestë.