Protesta / Çfarë po ndodh në ish-Bllok? Turmat drejtohen drejt zonës VIP të Tiranës

269
Sigal

Grupet e protestuesve, të cilët janë në lëvizje të vazhdueshme, janë spostuar së fundmi në zonë e ish-Bllokut.

Policia po përpiqet të shpërndajë vazhdimisht turmat e të rinjve me gazlotsjellës dhe me ujë me presion, por situata vijon të jetë kaotike, ku protestuesit, rigrupohen dhe sulmojnë në zona të ndryshme të qendrës së Tiranës

Ndërkohë që forcat e policisë kanë nisur shoqërimin masiv të protestuesve

Një rast ishte ndalimi i këtij të mituri, i cili ishte i  ndaluar nga policia, por pas ndërhyrjes së protestuesve të tjerë, i riu është liruar nga bashkëmoshatarët e tij.