Protesta/ “Largimi i Ramës, e vetmja rrugë për mos largimin e shqiptarëve”, Meta: Demokracia është në veprim, nuk ka më gjumë

79
Sigal

Para nisjes së protestës së opozitës, kreu i PL Ilir Meta, u shpreh se qeveria e provokatorët e saj nuk duhet të provokojnë qytetarët.

Meta: E shihni sa paqësore e demokratikë është atmosfera. Mesazhi ka qenë i qartë, nga qeveria e provokatorët e saj askush të mos provokojë qytetarët.

Rama ka qindra udhëtime me charter, vjedh shqiptarët pa qenë nevoja të jetë këtu. E vetmja rruga për mos largimin e shqiptarëve është largimi i Ramës”, tha ai.

Për mbarëvajtjen e protestës Meta tha se nuk është I shqetësuar.

“Tani më thoni si mundet të ketë Shqipëria këtë rekord largimesh të njerëzve të saj, një vend anëtar i NATO-s, shumë më tepër se Afganistani në luftë, shumë më tepër se Siria në luftë. Demokracia është në veprim, nuk ka më gjumë. Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë”, tha ai.