Protesta kundër landfillit, ndalohet një banor i Mbrostarit, dy në kërkim

410
Sigal

Policia e Fierit ka bërë ndalimin e një prej protestuesve të një dite më parë në Mbrostar, ndërsa kanë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Blutë bëjnë me dije se kanë ndaluar shtetasin Zylyftar Delibashi, 65 vjeç, banues në fshatin Vajkan, Fier.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policior e shtetasit F.M, 31 vjeç, banues në Mbrostar Ura si dhe u referuan materialet Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Fier për shtetasin E.D, 28 vjeç, banues në fshatin Vajkan.

Të tre këta shtetas akuzohen për pjesmarrje nhë tubim të paligjshëm.

 “Në vendin e quajtur “Mbrostar Ura”, në mënyrë të përsëritur të tre këta shtetas kanë marrë pjesë në tubim të paligjshëm dhe kanë qenë aktiv në bllokimin e rrugës nacionale Fier-Lushnje” thuhet në njoftimin e policisë. 

Banorët e Mbrostarit protestuan të shtunën për të pestën ditë me rradhë kundër ndërtimit të landfillit në hyrje të fshatit të tyre.

Të zhgënjyer dhe nga mos realizimi i takimit me kryebashkiakun Armando Subashi në bashkinë Fier pasditen e djeshme banorët kanë bllokuar herë pas herë segmentin rrugor Fier – Lushnje.

Nga kjo është bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve duke shkaktuar dhe trafik të rënduar. Prezent kanë qënë edhe forca të policisë.

Njeri prej banorëve u shtri edhe në tokë pasi pretendon se djali i tij është i sëmurë nga mbetjet toksike dhe i duhet të marrë 300 euro ilaçe për ta mjekuar

Banorët e Mbrostarit shprehen të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e impiantit të djegies së plehrave pavarësisht vendimit të bashkisë.