Bardhi-Ramës: Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit dhe të papunët

387
Sigal

Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimet e opozitës për ndihmën ekonomike.

Bardhi shprehet se kryeministri Edi Rama tabelën e shumëzimit e llogarit vetëm me leje ndërtimi, euro dhe drogë për të blerë votat.

“Kur tabelën e shumëzimit e mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender, 1 pronë në bregdet, sa vota të siguron 1 kg heroinë, e ke mendjen të gënjesh për të mbuluar dështimin. Çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderave sekret. Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua”,- deklaron Gazment Bardhi.
Lidhur me qëndrimin e Edi Ramës që thotë se PD nuk di të numërojë të papunët, Bardhi shprehet se; “sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974 386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor. Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë. Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit dhe të papunët. Për të provuar dhimbjen e atyre që skanë marrë ende asnjë lek, nuk ka nevojë për makinë llogaritëse. Duhen vetëm sy, vesh dhe përgjegjshmëri në qeverisje”.