Kur mund të jetë piku i COVID-19 në Shqipëri? Përgjigjet mjeku Tritan Kalo

388
Sigal

Në një intervistë, mjeku Tritan Kalo ka komentuar shtimin e rasteve me koronavirus të ditëve të fundit si dhe problematikën me fasoneritë dhe burgjet, ku deri tani 13 të burgosur rezultojnë pozitivë.

Sipas tij, nëse fasoneritë nuk plotësojnë kushtet e nevojshme duhet të mbyllen.

“Nuk janë vetëm në Krujë, janë edhe në Kurbin e Lezhë. Epidemiologët po hetojnë nëse janë bartës apo të infektuar. Nëse nuk janë simptomatikë, karantinohen në banesë 14 ditë dhe më pas janë qytetarë të lirë.

Në Krujë janë bërë mbi 100 testime dhe pikërisht nga kjo kanë dalë persona pozitivë, por kanë shërbyer si shtysë që qeveria të marrë masa për mbylljen e tyre dhe të hetohen edhe fasoneritë e tjera nëse plotësojnë këto kushte.

Evolucioni i rasteve po ndodh nën kontroll, në formën e dhëmbëve të sharrës. Nën presionin e masave duhet të ketë një evolucioni me dhëmbëzime dhe jo të sheshtë.

Nuk mund të themi se pas një një ditë, pas një jave do të kemi zero raste. Duhet patjetër që të kemi një nivel mbrojtje të popullatës që ta bëjë të vështirë që infeksioni të shpërndahet nga individë bartës dhe te ata që kanë krijuar mbrojte”, – tha mjeku Kalo.