Arben Breshani: Paketat ekonomike të qeverisë si ndihma sociale dhe jo zgjidhje për biznesin

428
Sigal

“Asnjë firmë ndërtimi në Vlorë nuk ka fituar asnjë lekë nga punët publike që po kryhen në Vlorë… Madje firmat e importuara nga Tirana kanë ndërtuar edhe pikat e tyre të betonit, siç është ai te ish Moli i Naftës”.

Kështu ka deklaruar ndër të tjera kryetari i Dhomës së Tregtisë, Z. Arben Breshani, në një tjeter prononcim publik në lidhje me situatën ekonomike në Vlorë.

Nuk është hera e parë që Z. Breshani ka ngritur zërin për problematikat e shumta që ka shfaqur biznesi i Vlorës si pasojë e krizës ekonomike, që është duke krijuar pandemia.

Në një proncim të pak ditëve më parë kryetari i Dhomës së Tregtisë për Qarkun e Vlorës, i ka cilësuar paketat ekonomike të qeverisë si ndihma sociale dhe jo si zgjidhje ekonomike reale për biznesin.

Ky është një nga rastet e shumta ku Z.Breshani në cilësinë e kryetarit të Dhomës së Tregtisë, njëkohësisht sipërmarrës në sektorin e ndërtimit ka mbajtur qëndrim publik në mbështetje të biznesit duke i kërkuar vazhdimisht qeverisë të jetë konkrete në mbështjetje ndaj biznesit, sidomos në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit.

Sektori i turiznit është më i godituri nga kriza dhe kjo do të shkaktojë krizë të madhe ekonomike për qytetin, i cili në rreth 60-70% të tij eshtë i lidhur me këtë sektor.