Protesta/ Florian Binaj: Rama na thotë shtrëngoni dhëmbët dhe niset në Dubai

205
Sigal

Aktori Florian Binaj duke iu drejtuar protestuesve, të mbledhur para godinës së Kryeministrisë tha se çmimet nuk ulen duke parë telenovela turke, as duke blerë klikime në instagram, as duke pirë kafe.

“Iu them të rinjve dhe të rejave që atdheu juaj nuk është intagrami, por Shqipëria, ndaj ejani këtu”, tha Binaj.

Më tej aktori i njohur tha se ndërkohë që këtu ne protestojmë për uljen e çmimeve, lideri është me pushime në Dubai.

“Ukraina është në luftë dhe presidenti Zelensky i jep shpresë njerëzve, ndërsa Edi Rama na thotë shtrëngoni dhëmbët se jemi në luftë dhe pastaj ikën në Dubai”, tha Binaj.