Protesta e opozitës, jehonë në mediat e huaja

618
Sigal

Protesta e ditës së sotme nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e mediave të huaja. Ata kanë përshkruar atë që ndodhi në protestë ku, shumë protestues çanë kordonin e policisë duke u përpjekur të futen në Kryeministri.

Washington Post shkruan se mijëra mbështetës të opozitës në Shqipëri janë përplasur me policinë në një protestë ati-qeveritare, duke thënë se kabineti është i korruptuar.

Ata kanë shkruar më tej se protestuesit kanë çarë kordonin e policisë duke tentuar të futen edh në kryeministri.

Ndërkohë “Reuters” shkruan se protestuesit, pasi hodhën bomba molotov u përpoqën të çajnë edhe xhamat e Kryeministrisë, duke goditur me mjete të forta. Ndërsa shton edhe se oficerë të policisë i bënin thirrje protestuesve për t’u qetësuar.

La Republica gjithashtu e ka vënë theksin tek dhuna e treguar në protestë dhe përpjekjet për t’u futur në Kryeministri.

Dhunë në protestën e opozitës në Tiranë. Mijëra persona kanë dalë në sheshin e kryeqytetit shqiptarë duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit.

Protestuesit, të organizuar nga partia demokratike, kanë thyer kordonin e policisë duke kërkuar të futen në Kryeministri me dhunë”, shkruan La Republica.