Eurostat: Shqipëria, një nga vendet me përqindjen më të lartë të përdorimit të energjisë së rinovueshme

500
Sigal

Eurostat ka publikuar së fundmi disa shifra për sa i përket përdorimit të energjisë së rinovushme, ku rezulton se vendi ynë dhe Mali i Zi janë vendet e para në Ballkan në shfrytëzimin e kësaj energjie. Sipas Eurostat gjatë 2017-s rreth 34.6% e totalit të energjisë konsumuar në Shqipëri vinte nga burime të rinovueshme të energjisë. Deri në 2020 Shqipëria synon që të arrijë rreth 38% të energjisë së rinovueshme prej burimeve të rinovueshme. Për sa i përket vendeve kandidate për Bashkimin Evropian, Mali i Zi ka përqindjen më të lartë të përdorimit të energjive të rinovueshme me 40% të totalit të energjisë së konsumuar në 2017-n. Teksa pritet që brenda 2020-s pjesa e energjisë së prodhuar nga burime të rinovueshme të ulet në 33%. Mesatarja e përdorimit të energjisë së rinovueshme në vendet e BE përllogaritej rreth 17.5%, nga 17% që ishte në vitin 2016. Pjesa e burimeve të ripërtëritshme në konsumin final bruto të energjisë është një nga treguesit kryesorë në strategjinë 2020 të BE-së. Objektivi i BE-së është të përdorë rreth 20% të energjisë në konsumin final bruto të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2020 dhe të paktën 32% deri në vitin 2030.

Situata në shtetet e BE-së

Ndër vendet e Bashkimit Evropian, përqindjen më të lartë të energjisë së përdorur nga burime të rinovueshme e ka Suedia dhe Finlanda, të cilat përdorin përkatësisht 54.5% dhe 41% të energjisë nga burime të rinovueshme. Më pas renditen Letonisë (39.0%), Danimarkës (35.8%) dhe Austria (32.6%). Ndërsa vendet si Holanda dhe Malta kanë përqindjen më të ulët të energjive nga burimet e rinovueshme.