Zgjatet bllokimi në Kapshticë, ja deri kur do jetë e mbyllur hyrja nga Shqipëria në Greqi

204
Sigal

Është shtyrë për deri më 22 mars të këtij viti, afati i bllokimit Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Policia kufitare ka konfirmuar këtë lajm dhe vendimi vjen në kuadër të ashpërsimit të masave anti-Covid nga autoritetet greke.

Si pasojë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do vijojë që qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga kjo pikë do të lejohet vetëm dalja nga Greqia dhe futja në Shqipëri për këmbësorët nga ora 06:00 deri në orën 22:00. Ndërsa mjetet si autobusët, taksi apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.