Pronat e bregdetit, kurban në duart e “investitorëve strategjik”

293
Sigal

‘Korigjimi’ që hoqi 15% të sipërfaqeve në bregdet nga statusi i zonave të mbrojtura nga qeveria u bë për të shpërblyer oligarkët dhe betonizuar detin. Zona urbane e Ksamilit, plazhi i Manastirit, i Pasqyrave, i Pulëbardhave, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin Jugor: ai që njihet si Gjiri i Marinës e deri te gjiri i Pemës së Thatë, nuk do të kenë më statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve të mundshme. Rishikohet edhe Ligji i Pronës, lihet në fuqi zëri kadastral i 1945-ës

‘Korigjimi’ që hoqi sipërfaqe në bregdet nga statusi i zonave të mbrojtura

A do bien kurban në dorën e “investitorëve strategjik” për t’u betonizuar 15 % e sipërfaqeve në bregdet që janë hequr nga statusi i zonave të mbrojtura nga qeveria?

Zona urbane e Ksamilit si dhe plazhi i Manastirit, i Pasqyrave, i Pulëbardhave, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin Jugor: ai që njihet si Gjiri i Marinës e deri te gjiri i Pemës së Thatë, nuk do të kenë më statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur kështu rrugën investimeve të mundshme. Vendimet e qeverisë konfirmojnë se 15 % e sipërfaqeve në bregdet janë hequr nga statusi i zonave të mbrojtura, dhe këtu preken mijra hektarë

 

 

Zona urbane e Ksamilit si dhe plazhi i Manastirit, i Pasqyrave, i Pulëbardhave, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor ai që njihet si Gjiri i Marinës e deri te gjiri i Pemës së Thatë, nuk do të kenë më statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur kështu rrugën investimeve të mundshme. Vendimet e qeverisë konfirmojnë se 15 % e sipërfaqeve në bregdet janë hequr nga statusi i zonave të mbrojtura, dhe këtu preken mijra hektarë në zonën e Vjosë-Nartës Velipojës, Divjakë-Karavastasë si dhe në Kune. Edhe pse qeveria deklaroi se ka rritur sipërfaqet e zonave të mbrojtura me 27% duhet sqaruar se në këtë përllogaritje janë futur zona të thella malore dhe janë hequr mijra hektarë nga vija bregdetare në zona me rëndësi strategjike për ruajtjen e natyrës dhe trashëgimisë natyrore të vendit.

Zonat e Mbrojtura

Gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit në 26 maj 2019 ish-Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh se ai vit do të shënonte një projekt ambicioz përsa i përkiste zonave të mbrojtura dhe ridimensionimit të tyre.“Viti 2019 do të shënojë një projekt goxha ambicioz përsa i përket zonave të mbrojtura. Ne do të ridimensionojmë të gjithë kufijtë e zonave të mbrojtura për t’u dhënë atyre vlerë,”- u shpreh Klosi . Katër vite pas kësaj deklarate zonat e mbrojtura gjenden përpara një vendimi, i cili tkurr një pjesë të sipërfaqeve, apo i cënon ato nga shtrirja e veprimtarive të paqëndrueshme ekonomike në brendësi të tyre sikurse rasti i turizmit masiv në Divjakë-Karavasta deri në vitin 2019 apo aeroporti i Vlorës në Vjosë-Nartë.

Si nisi procesi?

Në datën 5 qershor 2019 AKZM publikoi tenderin me fond limit prej 33.3 milionë lekësh për “studimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri” ku fituese u shpall Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë. Organizata të shoqërisë civile dhe akademikë kërkuan në atë kohë sqarime dhe informacion lidhur me procesin e studimit pasi informacioni i shpërndarë deri në atë fazë ishte konfuz dhe i copëzuar. Në dhjetor të vitit 2019 u mbajt një takim mes grupeve të punës, të cilët do të kryenin studimin dhe Organizata të Shoqërisë Civile të cilat propozuan:

-Dhënien e një hapësire kohore prej 5 vitesh që MTM (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit) të kryejë studime në terren për vlerësimin e ZM-ve, të cillat studimi i sklasifikonte si potencialisht të pavlera dhe të padenja për të qenë pjesë e RrKZMM-ve. Trembëdhjetë zona me sipërfaqe prej qindra hektarësh pasuri natyrore.

– Mos reduktimi i ZMM-ve ekzistuese sipas gjetjeve të studimit apriori, por t’i lihet kohë ekspërtëve të sjellin të dhëna shtesë dhe argumenta që do të ndihmojnë vendim-marrjen rast pas rasti.

– Propozimet për shpalljen e ZMM-ve të reja gjithashtu duhet të bazohen në argumente shkencore dhe të një konsultimi më të gjerë. Në çdo rast OSHC-të dhe akademia ishin të ftuar të sillnin argumenta dhe propozime për ZMM-te reja potenciale.

Në 28 dhjetor 2020 KKT mori vendimin për Rishikimin e kufinjve të ZMM-ve dhe zonimit të tyre të brendshëm. Vendimi dukej se injoronte çdo kontribut dhe koment të mbërritur më herët nga ekspertët dhe Organizatate Shoqërisë Civile.

Edhe pse në fund të procesi i rishikimit konkludon se në tërësi rritet me 27 % sipërfaqja e Zonave të Mbrojtura në fakt ka një presion dhe tkurrje me 15% të zonave, të cilat shtrihen përgjatë bregdetit. Të dhënat e ndryshimeve të sipërfaqeve janë të bëra publike edhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura:

Nisur nga të dhënat e grumbulluara nga Vendimi për ndryshimin e sipërfaqeve të Zonave të Mbrojtura disa nga zonat ku sipërfaqet janë zvogëluar vijojnë si më poshtë:

Edhe në raste kur kemi të bëjmë me shtim të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, sikurse është rasti i Divjakë-Karavasta duhet të dihet se sipërfaqet, të cilat janë shtuar më së shumti në zonën e plazhit të Divjakës duke lënë jashtë hapësirat bujqësore.

Vendimi fragmenton zonat e mbrojtura duke lënë hapësirat urbane dhe bujqësore tërësisht jashtë kontrollit të Zonave të Mbrojtura dhe këto të fundit në mëshirë të veprimtarive të ardhshme që mund të shkelin funksionin e vetë zonave të mbrojtura”,- tha  Taulant Bino, President i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare (AOS)

Të njëjtin fat ka edhe zona e Nartës ku sipas projekt vendimit të fundit përjashtim nga Zonat e Mbrojtura bën edhe Akërnia (Vlorë), zonë ku kanë nisur punimet për aeroportin e ri të Vlorës.

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion AKZM për të mësuar nëse ka pasur reduktime dhe çfarë planifikohet të bëhet me sipërfaqet që janë lënë jashtë. Në përgjigjen e tij ky institucion na informon se nuk ka pasur tkurrje apo reduktim të sipërfaqeve, por vetëm saktësim të kujfijve.

Pavarësisht se institucionet zyrtarisht flasin për rritje të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, sipas ekspertëve, çështja duhet parë ndryshe. Olsi Nika, Drejtori Ekzekutiv i EcoAlbania-s, shprehet se ndonëse ka rritje të sipërfaqes së përgjithshme të rrjetit deri në 27% të territorit të vendit, kjo rritje e përgjithshme duket sikur është bërë në kurriz të tkurrjes së sipërfaqes deri në 15% në zonat e mbrojtura ligatinore, që shtrihen përgjatë bregdetit.

Është e vërtetë që procesi i rishikimit tërësor të rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri ka rezultuar në rritje të sipërfaqes së përgjithshme të rrjetit deri në 27% të territorit të vendit, por në fakt kjo rritje e përgjithshme duket sikur është bërë në kurriz të tkurrjes së sipërfaqes deri në 15% në zonat e mbrojtura ligatinore, që shtrihen përgjatë bregdetit, të cilat bartin vlerat më të larta të biodiversitetit të vendit.

Si pasojë e ri-vlerësimit dhe propozimeve të bëra nga AKZM përmes projekt VKM-ve të prezantuara për konsultim në 28 korrik 2021 zonat e mbrojtura përgjatë vijës bregdetare do të pësonin një tkurrje 13.495,8 ha, e cila e krahasuar me sipërfaqen e përgjithshme të zonave të mbrojtura është rreth 2.5%.

Sipas Nikës në thelb janë dy parime të shpalljes së Zonave të Mbrojtura:

  1. a) kur zonat mbartin vlera të konsiderueshme për ruajtjen e natyrës dhe b) kur këto vlera janë nën presion apo kërcënim nga ndërhyrjet apo ndikimet e zhvillimeve me natyrë antropogjene. Reduktimi i hapësirave të Zonave të Mbrojtura përgjatë bregdetit bie ndesh me të dy këto parime ndërkohë që rritja e sipërfaqeve sidomos në pjesën kontinentale e malore të vendit ka shumë gjasa të mos përmbushë parimin e dytë.

Taulant Bino, President i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare (AOS)- thotë gjithashtu se zonat e mbrojtura ligatinore bregdetare janë reduktuar me 15%.

Ky reduktim është i shprehur në vetë vendimet e Këshillit të Ministrave. Pra nuk është më çështje dijenie, por një fakt katërcipërisht i vërtetuar.”

Të njëjtin përfundim sjell edhe studimi i kryer nga Fondacioni Ëestminster për Demokraci i cili thekson se si pasojë e ri-vlerësimit dhe propozimeve të bëra nga AKZM përmes projekt VKM-ve të prezantuara për konsultim në 28 korrik 2021 zonat e mbrojtura përgjatë vijës bregdetare do të pësonin një tkurrje 13.495,8 ha, e cila e krahasuar me sipërfaqen e përgjithshme të zonave të mbrojtura është rreth 2.5%. Nga këto zona, sipas projekt vendimit të prezantuar nga MTM dhe AKZM, zonat më të prekura nga reduktimi janë ZM Llogara, e cila reduktohet me 43.5%, ZM Vjosë-Nartë me 24%, ZM Bunë-Velipojë me 15,44% dhe ZM Kune-Vain-Patok e ZM Karaburun përkatësisht me 13.86% dhe 12.55%.

 

Investime brenda zonave të mbrojtura?

Aeroporti i Vlorës është rasti tipik ku me ndryshimet e reja të hartës së Zonave të mbrojtura i hapet rrugë ndërtimeve. Territori pranë fshatit Akërni ku pritet të ndërtohet aeroporti u shpall në vitin 2004 Zonë e Mbrojtur e kategorisë së pestë, “Peizazh i Mbrojtur”. Shtrirja e investimit brenda saj ka ngjallur kundërshtimin e organizatave mjedisore.

Përgjatë muajit shkurt 2021 rreth 36 organizata mjedisore në Shqipëri dhe vendet fqinje të Ballkanit i drejtuan një letër të hapur qeverisë shqiptare ku shprehnin kundërshtimin e projektit. Daljet mediatike të kryeministrit dhe ministres së infrastrukturës kanë qenë të vetmet burime informacioni mbi detajet e projektit që përflitej që prej tetorit të vitit 2018.

Sikurse duket edhe nga harta, peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, pas rishikimit të kufijve, i janë hequr disa dhjetra hektarë tokë nga harta, duke përfshirë dhe territorin ku do të ndërtohet aeroporti i Vlorës.

Kur pyeti AKZM nëse do të ketë investime në zonat që janë lënë jashtë me hartëzimin e ri të Zonave të Mbrojtura, ky institucion u shpreh se nuk ka asnjë informacion.

Por çfarë do të thotë, heqja e këtyre sipërfaqeve nga statusi i zonave të mbrojtura?

Për ekspertët e mjedisit kjo ndërhyrje në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura do të sjellë pasoja të pakthyeshme negative mbi këto zona, konkretisht: Një nga pikat e listuara është edhe vendosja e zonave qendrore nën presionin e aktiviteteve të paqëndrueshme sikurse është urbanizimi apo industrializimi.

Çfarë përfaqësojnë këto zona për florën dhe faunën?

Zonat e mbrojtura strehojnë ndërkaq thuajse tërësinë e specieve të natyrës shqiptare ku shumë prej specieve dhe habitateve janë në mbrojtje nga konventat ndërkombëtare, Direktivat e Komunitetit Evropian dhe nga legjislacioni shqiptar në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Sipas ekspertit të mjedisit Olsi Nika, midis zonave të mbrojtura të vendit, spikasin ato ligatinore sikurse Divjakë-Karavastaja, Vjosë-Narta, Butrinti, Liqeni i Shkodrës, Kune-Vaini, Velipoja etj.

Zona të tilla janë habitati i mbi 80% të shpendëve të ujit të Shqipërisë, vendpërhapje e mbi 15 habitateve prioritare për Komunitetin Evropian, mbi 85 specie shpendësh me mbrojtje të veçantë nga KE, të mbi 30 specieve të amfibëve, reptilëve dhe gjitarëve të mbrojtur nga direktivat evropiane. Pikërisht për këto vlera, ato janë shpallur dhe zona me rëndësi ndërkombëtare.

Taulant Bino thekson se OJF-të dhe përfaqësuesit e institucioneve akademike i kanë parashtruar dhe më parë pasojat e reduktimit të zonave të mbrojtura ligatinore bregdetare.

Vendimet e Këshillit të Ministrave heqin nga zonat e mbrojtura habitate të vyera, i hapin rrugë zhvillimeve të paqëndrueshme në brendësi apo në afërsi të tyre, rrisin ndikimet negative mbi zonat qendrore të Zonave të Mbrojtura, varfërojnë habitatet dhe speciet, godasin larminë biologjike të këtyre zonave dhe të gjithë Shqipërisë. Për fat të keq, Shqipëria po shkatërron kësisoj mjediset natyrore, po bën hapa prapa në angazhimet e sak përballë konventave ndërkombëtare dhe BE-së dhe po cënon të ardhmen europiane të vendit.”- shpjegon ai.

Ndryshe nga çfarë u premtua nga ish-ministri i Mjedisit dhe Turizmit Klosi zonat e mbrojtura jo vetëm nuk morën vëmendjen e duhur, por u reduktuan duke lënë një pjesë të rëndësishme të tyre nën rrezikun e investimeve të ndryshme dhe betonizimeve, të cilat jo pak herë i kanë kërcënuar ndër vite.

Rishikohet Ligji i Pronës, lihet në fuqi formula e bazua te zëri kadastral i 1945

Ja formula me të cilën do llogaritet vlera për kthimin dhe kompensimin e pronës

Vendimet që kanë njohur vetëm të drejtën e kompensimit duhet të sigurojë që subjekti i shpronësuar të përfitojë jo më pak se 10 për qind të vlerës së pronës të llogaritur sipas zërit kadastral aktual që prona ka,- thekson proejktligji

Pas bllokimit të Ligjit të ri të pronave që prej shkurtit të kaluar nga Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim publik një seri ndryshimesh të diktuara prej saj. Në thelb Gjykata Kushtetuese rrëzoi dy nene që kanë të bëjnë me formulën e llogaritjes së vlerës së kompensimit për pronarët, e cila bazohej te zëri kadastral që toka ka pasur në momentin e shpronësimit, në vitin 1945 dhe jo vlerën aktuale të tregut.

Por, duket se Projektligji i Propozuar nga Ministria e Drejtësisë e lë në fuqi këtë formulë, me një ndryshim të diktuar nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, e cila deyron shtetin shqiptar që vlera e kompensimit të jetë jo më pak se 10% e vlerës reale të pronës.

Vlerësimi financiar i vendimeve për kthimin dhe kompensimin e pronës si dhe i vendimeve që kanë njohur vetëm të drejtën e kompensimit, kryhet sipas rregullave të përcaktuara në nenin 7 të projektligjit. Në çdo rast, vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kthimin dhe kompensimin e pronës si dhe i vendimeve që kanë njohur vetëm të drejtën e kompensimit duhet të sigurojë që subjekti i shpronësuar të përfitojë jo më pak se 10 për qind të vlerës së pronës të llogaritur sipas zërit kadastral aktual që prona ka, thekson proejktligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Drejtësisë.

Por nuk është ky i vetmi lajm i keq për pronarët që presin kompensimin. Ministria e Drejtësisë në draft ka rishikuar edhe format e kompensimit. Ndërsa në ligjin aktual prioritet merr kompensimi financiar i pronarëve, në draft vihet re se forma prioritare do të jetë kompensimi nga fondi i tokës. Në vite qeveritë kanë vënë një fond toke bujqësore në dispozicion të procesit të kthim-kompensimit të pronave, i cili shpesh është prekur nga institucionet qendrore ashtu si dhe bashkitë. Në një kohë që shoqatat e pronarëve kanë pretensimin se sipërfaqet e këtij fondi në masë dërrmuese janë sipërfaqe pa asnjë vlerë.

Neni 3 parashikon një shtesë dhe ndryshim në nenin 8 të ligjit nr.133/2015, duke përcaktuar format e kompensimit, të cilat do të bëhen nëpërmjet një ose disa nga format e mëposhtme:

  1. a) kompensim fizik në ish-pronën e subjektit të shpronësuar;
  2. b) kompensim fizik nga fondi i tokës;
  3. c) kompensim financiar;
  4. d) kompensim fizik me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit;
  5. e) kompensim me aksione në shoqëri me kapital shtetëror ose në shoqëri tregtare ku shteti zotëron aksione, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme;