Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e Elton Çiços, 4 persona në gjyq

489
Kur ka kaluar një vit nga vrasja e Elton Çiços, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka derguar per gjykim çeshtjen penale 4 te pandehur.

Organi i akuzës si autor të vrasjes akuzon Jani Aliaj, i cili është ende në kërkim.

Mbi Renato Milloshin, djalin e Hysni Milloshit, që vetëdorëzua në polici disa javë pas vrasjes, rëndon vetëm akuza e moskallëzimit të krimit.

Ndërsa efektivi i policisë Alban Trimi dhe mjeku Redian Rraja akuzohen për kryerjen e veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes.

Rraja ishte në një tavolinë me viktimën e Trimin kur u vra Çiço. Pas krimit, ata u hetuan në gjendje të lirë.

Elton Çiço u ekzekutua mbrëmjen e 1 majit 2016 tek lokal “De Niro” në kryeqytet.

Për gjykim:
-Jani Alia, akuzuar per kryerjen e vepres penale “Vrasje me paramendim”, te kryer ne bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje e armeve, municionit luftarak, bombave apo minave”.
-Renato Milloshi, akuzuar per kryerjen e vepres penale “Moskallezim krimi”.
-Alban Trimi, akuzuar per kryerjen e vepres penale “Kryerja e veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes”.
-Redian Rraja, akuzuar per kryerjen e vepres penale “Kryerja e veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes”.
Lexo më shumë për ngjarjen
Sigal