Prokuroria jep dënimin me 4. 6 vjet burg për Shukri Xhelilin

616
Sigal

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për Shukri Xhelilin, ish kryetarin e bashkisë së Dibrës.

Pas publikimit të videoskandalit në Ora News Xhelili u akuzua për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Procesi ndaj tij është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ai përfiton uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor

Hetimet ndaj Xhelilit nisën pas videoskandalit të publikuar në Ora News, ku ai shfaqej teksa kërkonte favore seksuale nga një vajzë në këmbim të një vendi pune. Menjëherë pas denoncimit, qeveria shkarkoi nga detyra Kryebashkiakun e Dibrës, ndërsa prokuroria nisi ndjekjen e tij penale.

Më 11 tetor 2016 prokuroria mbylli hetimet dhe çoi dosjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda