Prokuroria insiston tek KQZ: Ndërpriti menjëherë mandatin Prengës

518
Prokuroria e Përgjithshme insiston: KQZ duhet t’i ndërpresë menjëherë mandatin deputetit socialist Armando Prenga.

Kërkesa e prokurorisë është bërë si përgjigje drejtuar KQZ e cila nga ana e saj kërkoi dokumente shtesë lidhur me Prengën.

“Ky i fundit nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotësimin e të dhënave, duke mos deklaruar, më së pari, një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentët penalë në Itali” deklaron Prokuroria e Përgjithshme përmes një njoftimi për shtyp.

Më tej prokuroria vijon: “Sipas Vendimit te Kuvendit nr.17/2016, mosplotesimi i te dhenave “….passjell perjashtimin e menjehershem nga funksioni publik….”. Pra, vetem duke u mbeshtetur ne faktin qe ka nje vendim penal te padeklaruar (te gjykates se Kurbinit), deputetit duhet t’i nderpritet mandati”

Sipas prokurorisë afati ligjor i KQZ për të shqyrtuar vendimin e Prokurorisë është brenda 10 ditëve nga vendimmarrja e Prokurorisë.

Meqë Prokuroria e Përgjithshme ka marrë vendim për konstatimin e nderprerjes se mandatit te deputetit Prenga ne dt.15.02.2017 atëherë sot KQZ duhet të marrë vendim.

Njoftimi vijon: “Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar përgjigjen ditën e sotme për t’i dhënë mundësinë KQZ-së që të shqyrtojë brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorisë për konstatimin për ndërprerje të mandatit të deputetit Prenga”
Sigal