Projekti pilot mbyll shtëpinë e fëmijës në Vlorë, të miturit kthehen në familjet ku dhunoheshin. Të nisin hetimet

247
Sigal

Një projekt pilot sipas modelit holandez që synon fuqizimin e familjes po aplikohet në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë, që do të mbyllet deri në dhjetor. Në këtë shtëpi ndodhen 13 fëmijë të moshave 0-5 vjeç, të cilët janë strehuara aty pasi dhunoheshin në familjet e tyre dhe sot rrezikojnë që të rikthehen sërish në gjirin e tyre. Projekti detyron që këto fëmijë ose të kthehen në familjet e tyre biologjike ose të birësohen me procedurë më të shkurtuar. Në shtëpinë e fëmijëve në Vlorë zbatimi i këtij projekti pilot ka nisur në shtator të vitit 2019  dhe që prej asaj periudhe nuk janë pranuar raste të reja strehimi të fëmijëve. Me mbylljen e këtij institucioni do të dalin pa punë dhe 30 kujdestare.

Kjo ka ngritur shqetësimin e kujdestareve të Shtëpisë së Fëmijës Vlorë se fëmijët nuk janë gati për t’u rikthyer në familje, pasi mund të bien sërish pre e dhunës.

Punonjësit e Jetimoreve janë shprehur se kanë trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma, duke përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. Sipas punonjësve, i gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni për si do të procedohet në Janarin e vitit 2022“, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një audit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e  përgjithshme të Shërbimit Social, ku do të verifikohet forma dhe mënyra e zhvillimit të këtij projekti pilot për të garantuar jetën dhe sigurinë e fëmijëve.

“Konkretizimi i deinstitucionalizimi të fëmijëve pa kujdes prindëror  në kuadër të një projekti pilot, ka shkaktuar mjaft shqetësim në opinionin publik ditët e fundit për shkak të mbylljes së këtyre institucioneve .Në lidhje me këtë situatë , ka reaguar dhe Kontrolli i  Lartë i Shtetit, i cili ka nisur një audit përputhshmërie dhe vlerësues duke patur në fokus planin kombëtar për deinstitucionalizimin e institucioneve 2020-2021. Kontrolli tashmë ka nisur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e  përgjithshme të Shërbimit Social ku do verifikohen të gjitha hallkat e kësaj procedure. KLSH do të verifikoj formën dhe mënyrën e zhvillimit të projektit ku e ardhmja e fëmijëve jetim është në fokusin kryesor të këtij kontrolli, për të garantuar jetesën e tyre”,- thuhet në njoftimin e KLSH

KLSH shkruan se kontrolli ka marrë shkas pikërisht nga shqetësimi i deklaratave të kujdestarëve të Shtëpisë së Fëmijës Vlorë në media ku thonë se rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma dhe dhunë.

“Kontrolli ka marrë shkas nga materialet mediatike ku kujdestaret e këtyre institucioneve kanë ngritur shqetësimin se fëmijët do kthehen në familje, të cilat nuk janë gati, nuk janë trajnuar dhe mbi të gjitha fëmijët mund të rikthehen në kontigjent të dhunuar sërish. Punonjësit e Jetimoreve janë shprehur se kanë trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma, duke përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. Sipas punonjësve ,i gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni si do të procedohet në Janarin e vitit 2022”, thuhet në njoftimin e KLSH.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka sqaruar se qëllimi i sistemin pilot është që të sigurojë që kurdo kur është e mundur, fëmijët të rriten në një mjedis familjar, duke fuqizuar familjen, por nëse nuk është ato do të vijojnë të qëndrojnë në qendrat e fëmijëve