Projekti, Këshilli i Restaurimit pezullon kthimin e Hotel Dajtit në zyra të BSH

501
Duket se cështja e Hotel Dajtit do të kthehet në betejë midis atyre që synojnë ta kthejnë sërish atë në destinacionin fillestar, hotel dhe Bankës së Shqipërisë e cila këtë godinë e ka blerë me një vlerë prej katër miliard e njëqind e dyzetetetë milionë e katërqind mijë lekë.
Projekti i Bankës së Shqipërisë këtë godinë synon ta kthejë në zyra në shërbim të saj por gjithnjë duke ruajtur vlerat arkitekturore të saj.
Pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, i cili hodhi poshtë projektin për kthimin e hotel DAJTIT në zyra për BSH, tashmë i takon Këshillit Kombëtar të Territorit të marrë një vendim përfundimtar. Për momentin projekti është pezulluar dhe ndërtesa pjesë e projektit Italian për bulevardin “Dëshmorët e Kombit” thujse është harruar.
Ben Andoni si pjesë e forumit për trashëgiminë kulturore edhe pse thekson se respekton vendimin e Këshillit të restaurimit shprehet se nuk është në një mëndje me të, pasi Hotel Dajti tashmë e ka humbur këtë funksion dhe është pro kthimit të tij në zyra për BSH, por gjithnjë duke respektuar vlerat arkitekturore.
Sigal