Këshilli i ministrave ka miratuar sot tavanet përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028. Në vendim thuhet se miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, sipas lidhjes nr.1 “Tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ndërkohë, ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e vendimit.
MIRATIMIN E TAVANEVE PËRFUNDIMTARE TË SHPENZIMEVE TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2026 – 2028
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 25, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
1. Miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, sipas lidhjes nr.1 “Tavanet e ministrive dhe institucioneve buxhetore”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU