Prof. Lush Susaj në protestë thirrje mësuesve: Ngrihuni për të ardhmen e Shqipërisë, që të prodhojmë intelektualë dhe jo emigrantë

202
Sigal

Qytetarët janë mbedhur sërish pasditen e sotme për të protestuar përballë kryeministrisë për rritjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

Prof. Lush Susaj ka deklaruar gjatë protestës se gjithmonë rinia shqiptare  i ka prirë ndyshimet. Jetojmë në hajni dhe kriminalitet. Jam këtu për t’i bërë thirrje të gjithë mësueve dhe  ngrihuni për të ardhmen e Shqipërisë që të prodhojmë intelektualë dhe jo emigrantë.

Kujtojmë se qytetarët kanë thënë se do të dalin çdo ditë ne sheshe derisa kërkesat e tyre të plotësohen, ndërsa të shtunën në orën 11:00 kanë paralajmëruar një manifestim mbarëkombëtar.