Kokaina në banane, Apeli rikthen në burg Marson Murataj

278
Sigal

Gjykata e Apelit ka rikthyer në burg Marson Murataj, administrator i firmës së import-eksportit me vendet e Amerikës Latine, i përfshirë në rastin e 119 kg kokainë, që u kapën pak javë më parë në Vaqarr. Me një vendim të shkurtit 2022, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për Murataj, por shkalla e dytë e gjyqësorit ka vendosur ta rikthejë në burg. Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi masën për dy të arrestuarit e tjerë, shoferët e kamionëve, G.K dhe H.S.

Droga e kapur e llojit kokainë dyshohet se kishte hyrë ditë me parë dhe kjo nëpërmjet Portit të Durrësit nga konitenierë që po transportonin banane nga vendet e Amerikës latine, nga një kompani e njohur. Pas konstatimit të drogës, autoritetet kanë mbajtur nën mbikëqyrje ngarkesën që nga Porti i Durrësit për në zonën e Vaqarrit, pasi ka pasur i formacione dhe indicie rreth saj. Në afërsi të fshatit Romanat në rrugën nacionale Durrës-Tiranë kamioni është ndaluar nga 3 persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe në kontejner dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Uniformat blu bënë një kontroll të imtësishëm në kontejner dhe gjetën 119 kilogramë kokainë.