Sipas disa informacioneve kryeministri Rama dhe ministrja Xhaçka kanë porositur diplomatët shqiptarë në rajon e në vendet europiane, që në bisedat konfidenciale me homologët e tyre të flasin në favor të ndarjes së Kosovës. Ata pëshpërisin në veshin e çdo diplomati të vendeve fqinje e atyre europiane se “Brenda këtij viti do zgjidhet konflikti midis dy vendeve, sepse Veriu i Kosovës përfundimisht do t’i jepet Serbisë”! Dhe shumë prej diplomatëve të Shqipërisë po e interpretojnë propagandën pro Vuçiçit me gatishmërinë e vendit tonë për të “ndërtuar paqen në rajon” me territoret e Kosovës!
Nga ky qëndrim i diplomacisë shqiptare janë inspiruar shumë diplomatë e politikanë pro-serbë në Europë e në rajon dhe bisedat përhapen në formë konfidencialiteti gjithandej. Madje në këto biseda thuhet se “Nëse Albin Kurti nuk do të bëjë lëshime, atëherë amerikanët do ta rrëzojnë atë nga pushteti”! Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Amerikanët e as europianët nuk janë të interesuar që ta rrëzojnë qeverinë Kurti, sepse Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme dhe më pas fitorja e Vetëvendosjes do të jetë edhe më e thellë sesa në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Kësisoj nuk mund të arsyetohet ajo që propagandojnë argatët e presidentit serb me emra shqiptarësh, se qeveria e Kosovës e “paska jetën e shkurtër”! Kosova duhet mbrojtur me çdo kusht, piksëpari nga diplomacia dhe politika zyrtare shqiptare! Pas kësaj nga synimet e Beogradit për ta krijuar Serbinë e Madhe, sërishmi në kurriz të territoreve shqiptare!