Prof. Dr. Tritan Shehu jep mesazhin ngushëllues: I pa harruar do të jetë kujtimi i Uran Kostrecit, i pa shuar shembulli dhe vizioni i tij

260
Sigal

Ditën e sotme është ndarë nga jeta shkrimtari i shquar Uran Kostreci. Ndër qindra mesazhe ngushëllimi është dhe ai i prof. dr. Tritan Shehut, i cili shprehet se sot ka humbur një mik e bashkëpunëtorë të hershëm.

“Uran Kostrecin e pa krahasueshëm, jo thjesht demokrat, por një luftëtar i vëtetë, pa kompromis, trim dhe i pa lëkundur në mbrojtje të lirive, vlerave, idealeve më sublime për një Shqipëri e shoqëri demokratike, pa kufizime, pa padrejtësi të cilat ai nuk mund t’i duronte me asnjë nivel e mundësi, për një të ardhme Perëndimore.”,- shprehet Shehu në mesazhin e tij ngushëllues.

Mesazhi i tij i plotë:

Sot humbëm një njeri të madh, të veçantë, një mik e bashkëpuntor në shumë vite.

Uran Kostrecin e pa krahasueshëm, jo thjesht demokrat, por një luftëtar i vëtetë, pa kompromis, trim dhe i pa lëkundur në mbrojtje të lirive, vlerave, idealeve më sublime për një Shqipëri e shoqëri demokratike, pa kufizime, pa padrejtësi të cilat ai nuk mund t’i duronte me asnjë nivel e mundësi, për një të ardhme Perëndimore.

E kam njohur, bashkëpunuar e debatuar jo pak me Uranin, por gjithmonë duke ruajtur respektin më të lartë të mundeshëm për atë.

I pa harruar do të jetë kujtimi i tij, i pa shuar shembulli dhe vizioni i tij.

Ngushëllime të gjithëve!