Prof.Dr Elmaz Sherifi: “Për pushtetin e Ramës, nuk e duam Europën” !

358
Sigal

Rrënjët e së keqes ngadalë po zbulohen. Rama e ka shfaqur me kohë prirjen e qeverisjes autokratike, por e ka mbuluar atë, me retorikën  megallomane të një hokatari që tregonte  siguri në administrimin e pushtetit.

Sa kohë që mendonte se pushtetin nuk ja cënonte  askush, bënte liberalin, madje indiferentin edhe për Reformën në Drejtësi. Kur krijoi “opozitën parlamentare” megallomania politike nuk njohu kufi, sepse mendonte, që edhe ndërkombetarët do të vazhdonin ta mbështetnin në anarkizmin e tij qeverisës.

Me megallomaninë e tij karakteristike e priti edhe krijimin e Këshillit Politik. Askush nga aradhët e eunukëve që e rrethojnë e hedhin valle si “dervishët  fluturues”, nuk pati arsye ta kuptonte thelbin e platformës së Këshillit Politik të 4 janarit dhe as marrëveshjen e 5 qershorit. Prandaj Rama vazhdonte të recitonte këngën se “nuk mund të ketë lista të hapura”, ndërsa “udhëheqësi i Reformës  Zgjedhore” , ndryshimin e kushtetutës e konsideronte marrëzinë më të rrezikshme politike.

Po tani, përse të dy “valltarët politikë” u njësuan në mendim ? Përse hedhin vallen e “dervishëve fluturues” e nuk pranojnë miratimin e Marrëveshjes Politike në parlament pa ndryshime, ashtu si kanë pranuar platformën e Këshillit Politik më parë në Kuvendin e Sajuar ?

Pse u ka ikur truri dhe  dredhojnë  e gënjejnë veten, kur thonë, se marrëveshjen  do e miratojmë  ashtu si kemi rënë dakort, por kushtetutën  do e ndryshojmë pa  marrëveshje ?

Sa shumë përvëluese paska qenë deklarata e Ambasadores Kim, se “rrotacioni i pushtetit, është domosdoshmëri, si qarkullimi i gjakut”!

Prandaj Haxhi Qamilizmit i janë errur sytë e llogjika dhe kanë dalë hapur kundër perëndimit.

“Dervishët  fluturues” në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve morën nismën për ndryshimin e Kushtetutës. Janë çmendur e janë përfshirë në aventurën e turpit.

Po kush mund të ketë fuqi ta ndryshojë  Kushtetutën, me procedura  antikushtetuese, për pushtetin e Ramës ?

Janë çmendur e deklarojnë  se “të gjithë i dëgjojmë, por vendimin e merr Kuvendi i Sajuar” !

Pra, kombëtarë  e ndërkombëtarë, po e ndjekin vallen e “dervishëve fluturues”, që nuk e duan hapjen e negociatave dhe integrimin institucionale në BE, nëse humbet pushtetin Rama. Aferim ju qoftë valltarë! Të shikojmë  sa energji do të keni duke fluturuar!