Shtatë mjete të policisë kufitare në ndjekje të një gomoneje në det

312
Sigal

Një gomone e dyshuar se ushtron aktivitet të paligjshëm po ndiqet në ujërat e detit të Vlorës.

Sipas informacioneve të deritanishme, shtatë mjete detare të policisë i janë vënë në ndjekje në det të hapur, ndërsa u ka ardhur në ndihmë edhe një dron.

Mjeti lundrues që po ndiqet nga policia ndodhet pranë gjirit të Dafinës, në gadishullin e Karaburunit.

Autoritetet shqiptare ndërkohë i përcjellin informacion edhe palës italiane.