Prof. Dr. Arben Malaj: Pesë të vërteta të hidhura nga ngjarja e fundit në Veri të Kosovës

45
Sigal

1-Udhëheqja aktuale e Serbisë nuk e ka ndryshuar asnjëherë thelbin e saj nacionalist, si në vitet e 90-ta.

  1. Kërcënimi i presidentit Vuçiç se edhe nëse na vrisni të gjithëve ne nuk do e njohim Kosovën, vërteton se ndërkombëtarët nuk kanë arritur të evropianizojë sado pak lidershipin aktual të Serbisë.
  2. Thirrja e menjëhershme e ambasadorit rus në takim dhe kërcënimi i zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov se serbëve po u shkelen të gjitha të drejtat dhe se po e ndjekim me kujdes situatën –dëshmon se Serbia përforcoi qëndrimin se partneri i tyre strategjik dhe gjeopolitik është Rusia dhe jo BE apo SHBA. Ndërsa kryeministri Kurti takoi ambasadorët e QUIN-it.
  3. Sulmi ndaj policisë së Kosovës në veri dhe armët e kapura në manastirin e Banjskës dëshmojnë strategjinë e Serbisë për të forcuar ushtarakisht dhe financiarisht strukturat kriminale si pikënisje për ndezjen apo rindezjen e tensioneve.
  4. Paralajmërimet e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani se në territorin e Kosovës po futen shumë armë, duke përfshirë edhe manastiret, rezultuan të vërteta, ndryshe nga mohimi i disa përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Kjo krizë e rëndë në Ballkan duhet të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që bota të mos përjetojë një tragjedi të tmerrshme si ajo e Kaçanikut dhe Sarajevës.

Duket se deri më tani nuk kanë pasur efekt as “karrota” e ofruar liderëve të Serbisë për përshpejtimin e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe NATO dhe as kërcënimet për kostot e Serbisë nëse lidershipi i tyre njeh Rusinë dhe Kinën si partnerë strategjikë.

Një zgjidhje përfundimtare për eliminimin e rreziqeve të përsëritjes së konflikteve është e pamundur pa një angazhim të qartë dhe të vendosur të faktorit ndërkombëtar.