Prof.Dr. Arben Malaj ka reaguar lidhur me një analizë të Andi Ballta, ABI BANK ku thotë se Flluska (imagjinare) imobiliare as do krijohet e as do pëlcasë në 2025. Ja analiza e Malaj:
Z. Ballta bene shume mire qe ndan analizat dhe gjetjet e tij me kredi-marresit, investitoret potencial dhe komunitetin bankare.
Personalisht kam vleresuar rendesine e madhe te banka ne misionin e tyre te nje lidhje positive te cilesise se perdorimit te kursimeve te depozituesve dhe fitime te kompanive dhe institucioneve financuare, ku ne vendin tone, ne mungese te kultures se shumellojshmerise se ndermjetesve te tjere financiare, sistemi bankare ze mbi 80 perqind te gjithe institucioneve financiare. Akoma sot vendi yne nuk ka nje ecosistem moderne financiare dhe arkitektura dhe nomeklatura e shumellojshmerise se tyre ne shume rastev eshte e cunguar dhene jo pak prej tyre ne nivel foshnjore.
Edhe per shkak te pergjegjesive profesionale dhe publike te berjes se reformave te rendesishme ne sistemin bankare, ne licensimin e kompanive te para private ne fushen e sigurimeve, te fondeve te pensioneve dhe ngritjes se Agjensise se Sigurimit te Depizitave ne vitet 1997-2005, po behem pjese e nje kendveshtrimi mbi prioritet e reduktimit te risqeve te krizave bankare, ndermjet politikave dhe instrumentave parandaluese te risqeve potenciale qe asnjehere nuk zhduken por shfaqen ne forma te ndryshme me agresivitet dhe kosto te larta jo vetem financiare.
Disa komente rreth ketij shkrimi dhe kendveshtrimit realiste, shpresoj te vleresohen se pari nga lexuesit te pakten per objektivitetin profesional dhe pergjegjesite publike:
1. Nuk eshte etike dhe demton thelbin e analizes qe me gjuhe percmuese ne kete shkrim denigrohen gjithe expertet, studuesit, mediat qe bejne analiza dhe ngrene shqetesime mbi risqet potenciale ne tregun e pasurive te patundeshme;
2. Moralisht z. Ballta ka konflikt interesi me analizat, gjetjet dhe paralajmerimit e analisteve dhe mediave;
3. Bankieret edhe shqiptare e dine shume mire se studjues te universiteteve me te mira, experte te FED dhe Bankave Qendrore garantonin se ekonomite e tyre nuk rrezikoheshin dhe sistemi bankare ishte solid perball krizes 2008-2013.
4. E verteta ndodhi ndryshe. Nje krize e madhe bankare, financiare sociale,ekonomike dhe politike goditi ekonomine globale perfshi edhe ate shqiptare;
5. Sektori bankare shpiku instrumentante reja sic ishin derivatet te garantimit AAA te kredive me risk:
6. Kur kriza ndodhi dhe krijoj nje padoja te rende, perseri te pasurit u bene me te pasur dhe te varferit me te varfer. Kio se kostot e kredive te keqia ne fund i paguajne taksa paguesit;
7. Per shkak te fenomenit “moral hazard” bankieret nepermjet rritjes se “shitjes se kredive”/ jo perzgjedhjes se tyre thellesisht profesionale rritin fitimet e perkohshme te pagave dhe bonuseve te CEO;
8. Shpresoj qe bankieret shqiptare e njeh experiencen e hidhur te Well Fargo bank e themeluar ne vitet 1800. ne vitet 2000 u perfshi ne skandalin e madh te vjedhjes se depozituesve duke hapur miliona llogari falls pa dijenine dhe miratimin e depozituesve duke u vjedhur keshtu depozituesve nepermjet tarifave te sherbimit per keto llogari fallso dhjetra milion dollare;
9.Fatkeqesisht CEO I kesaj banke vinte nga nje familje modeste dhe vleresohej per integritet te larte por edhe ai nuk i shpetoj dot semundjes se babezise qe shfaqet jo rradhe tek CEO-t;
10. Bankieret shqiptare e njohin paketen anti krize te senators se NY znj Hilary Klinton, qe per te minimizuar babezine e CEO nepermet manipulimit te fitimeve afat shkurta. propozoj ndryshim te paketes se pages dhe bonuseve te CEO duke ulur pagat dhe duke rritur bonuses ne aksione te bankave dhe kompanive te tjera, duke i lidhur fitimet e tyre marramandese me performances afategjata te bankave;
11. Nobelisti Stiglitz ne rastin e falimentimit te Detroit per shkak te kostove te larta te ristruktutimit te borxheve ndaj kredidhenesve, propozoj ndryshimin e rradhes se pagesave, duke kerkuar qe bankat te zbresin ne rradhen e te drejtes se kompesimit me argumentomin s bankat kane expertizen per te dalluar nje kredimarres te suksesshem nga nje kredi marres me riskt te larte qe i conte kredi-marresit individual apo te qeverisjeve publike drejte falimentimit edhe nga interesat e larta te kredise bazuar ne risqet e larta te mos kthimit;
12.Gorden Brown ish kryeminister i Britanise se Madhe nje personalitet i shkelqyer ne manaxhimin te financave te vendit te tij per rreth 10 vite. Krijoj modelin e manaxhimit te krizes bankare, duke filluar me shtetezimin e bankes ….
qe te mos perhapeshin flaket e panikut bankare. Brown ofroj ne kulmin e stuhise te krizes me te rende bankare pas depresionit te madh 1929-1933, strategjine parandaluese ne analizen e pergjegjesve te asaj krize, kerkoj deri burgosjen CEO te institucioneve te kredi-dhenesve per shifrat e tmerrshme te kredive pa shprese kethimi ( AI – ju ndihmon ti gjeni shume lehte, shume shpejte dhe ne kosto zero referencat konkrete te qendrimeve tij ne shtypin anglez gjate asaj krize);
13. Ajo krize tronditi jo vetem sistemin bankare dhe por edhe sistemin e garantimit te kredive aq sa pa nderhyrjen e qeverise amerikane rrezikohej seriozisht te falimentonte edhe AIC kompania me e madhe e sigurimeve ne vend me impakt rrenues deri edhe global;
14. Perse duhet te fokusohemi tek propozimet me efekt parandalues ndaj cdo risku potencial dhe jo te synojme statusin e profetit, as nga disa analiste dhe aq me pak nga bankiere.
Kjo sepse: Ne kulmin e krizes financiare ne Shqiperi kredite jo performuese ne vendin tone ne sektorin e ndertimit arriten ne nje nivel teper shqetesuese rreth 50 perqind e totalit te kredive per kete sektore. Treguesit midis depozitave dhe kredise ishin afersisht ne te njejtin raport.
Kredite jo performuese vazhduan ne nivelet 18-20% dhe pa politikat ristrukturuese te BSH dhe qeverise shume kompani rrezikonin falimentimin.
Fatmirsisht aktualisht kredite jo performuese (NPL) jane ne nivelin me te ulte afersisht 5% e totalit te kredive te dhena.
Pikerisht efekt parandalues ka keshilla profesionale e FMN pas krizes se rende bankare qe bankat qendrore duhet te mbikeqyrin me kujdes ritmet e dhenies se kredive ne sektoret qe rezultuan me nivelin me te larte te kredive jo performuese.
Jo vetem ne vendin tone por edhe pas krizes se rende te ndodhur ne Kine kohet e fundit, ky sektore me risk te larte, eshte ai i pasurive te patundeshme.
Edhe rregjistri i kredive te keqia prane BSH qe ka efekte parandaluese erdhi pas nje skandali ne sistemin bankare gjermane kur nje kompani e madhe ndertimi mori kredi ne tre banka te ndryshme gjermane, duke fshehur kredite e meparshme dhe duke manipuluar treguesit financiare;
Pikerisht per efektin parandalues nepermjet politikave monetare, permiresimit te aftesive mbikeqyrese. politika fiskale dhe reformave strukurore, angazhimet publike nga analiste, expertet, mediat por edhe bankieret duhet te jene thellesisht profesionale.
Ne ekonomi thuhet se edhe nje papagalle po diti mire analizen e detajuar te ofertes dhe kerkese agregate per ekonomine ne teresi dhe sektoret specifik ai eshte nje ekonomiste shume i mire. Besoj keylte aftesi e kane jo pak aniliste dhe experte te mediave.
Kam pare shume kolege me experience qe ne analizen e krahut te kerkeses ne rritjrn e cmimeve te pasurive te patundeshme , qe nuk e absolutizojne parane informale dhe kriminale por as nuk e injorojne ate.
E fundit por jo me pak disa banka duhet te permiresojne pergjegjesite sociale, trajnimin dhe ritrajnimi e stafeve jo vetem per teknikat bankare por edhe per pergjegjesite dhe vlerat humane.
Bankat duhet te reduktojne stresin tek punonjesit e tyre, te reduktojne oret e tejzgjatura te punes, te reduktojne me maksimum tarifat e sherbimeve te drejtperdrejta dhe te terthorta, te reduktojne kohen e pritjes, te zgjerojne ambientet e sherbimit dhe te rritin kulturen e komunikimit dhe sherbimit te stafe me klientet e tyre.
Kur u angaxhova ne politike ne fillim te viteve 90 ne nje trajnim nderkombetare na dhane nje keshillle qe vlen sot me shume se kurre: “Kurre mos hapni lufte me ata qe harxhojne tonelata boje dhe kilometra leter ne punen e tyre/gazetaret”
Po sot qe jane agresive rrjetet sociale te konsideruara arme te shkaterimit ne mase, qe te mijtat e sekondes mund te godasin me disinform qindra milion individe, cfare perfitimi jo petsonal ka percimi denigrues i medias.
Nuk duhet te harrojme qe kur papunesia rritet, kur varferia shtohet edhe tek klasa e mesme, kur thellimi I pabarazise behet kercenues per mbijetese te miliona deri miliarda njerez te varfer, njerezit jane mos besues bile akoma me shume me bankieret dhe financieret qe pasurohen edhe nepermjet krizave.
Me duhet te qartesoj se shume nga keto qendrime gjenden te dokumentuara ne proces verbalet e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise gjate kohes qe isha anetar I zgjedhur nga parlamenti ne KMBSH.