Partitë kanë të drejtë të nderojnë militantët e tyre, kanë të drejtë të ndajnë letra dhe të ushqejnë mbështetësit me festa. Por kanë edhe detyrimin moral, që në një shoqëri të bazuar në vlera dhe tek individë me integritet, gjithçka të bazohet në transparence. Jo duke rishpikur dhe retushuar historinë sipas nevojave ditore, duke krijuar heroizma fiktive
Retrospektivë, maj 1991. 35 vjet më parë. Një relacion zyrtar i ardhur në atë kohë në zyrën e shefit të PPSh, Ramiz Alia. Jo vetëm në Durrës, përsëritej edhe në qytete të tjera, por pak rrethe e shprehën kaq shkurt, hapur dhe të përmbledhur: u fshehën, nuk folën, duhen militantë të rinj për situata të tilla!
Frikë? Turp? Konformizëm? Ishte koha kur Presidenti ishte Alia, kryeministër ishte Nano, qeveria ishte e PPSH, parlamenti dominohej nga PPSH, vendi ishte 5 muaj në pluralizëm. Natyrisht, me klimën e re të debateve, medias, informacioneve mbi të kaluarën, etj, pakënaqësitë publike ishin në rritje, sindikatat ishin në grevë dhe nga presioni urban vetëm disa ditë më pas qeveria u detyrua të jap dorëheqje për të krijuar qeveri koalicioni të madh.
Partitë kanë të drejtë të nderojnë militantët e tyre, kanë të drejtë të ndajnë letra dhe të ushqejnë mbështetësit me festa. Partitë kanë të drejtë të jenë krenar me të kaluarën e tyre. Por partitë kanë edhe detyrimin moral, që në një shoqëri të bazuar në vlera dhe tek individë me integritet, gjithçka të bazohet në transparencë, fakte dokumentare, reflektim serioz dhe sens individual e institucional përgjegjshmërie. Jo duke rishpikur dhe retushuar historinë sipas nevojave ditore, duke krijuar heroizma fiktivë, dhe në bilancin e aktivitetit duke u krenuar vetëm me episodet e sukseseve të pakta dhe duke refuzuar njohjen/ndjesën për dështimet e shumta. Vlen për të gjitha palët politike të së njëjtës kulturë mendimi/retushimi, produkte të “njeriut të ri”. Tek e fundit, ka edhe një fakt thelbësor, – Shqipëria ishte shtet i diktaturës midis 1945-1990. Zyrtarisht dhe informalisht. Asnjë diktaturë nuk ishte dhe nuk është në anën e duhur të historisë. Pastaj nisi tranzicioni, i cili ende nuk ka fund, ndonëse këtë herë është premtuar të mbarojë diku nga/pas 2030, pra 40 vjet nga 1990!Kështu nisi!




















