Probleme në remont/ Ja zonat në Tiranë ku do të stakohet energjia elektrike ditën e nesërme

195
Sigal

Ditën e nesërme do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës duke nisur nga ora 08:00 deri në 13:00.

OSHEE bën me dije se stakimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të remontit të parashikuar në NST Dinamo dhe do të prekë pjesërisht zonën pranë stacionit të Trenit, zonën pas spitalit të Traumës, pranë ish parkut të Autobusave dhe rrugën “Don Bosco”.

 

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Stakim, 8 shkurt

Për shkak të remontit të parashikuar në NST Dinamo, në datën 8 shkurt gjatë intervalit kohor 08:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht: zona pranë stacionit të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, pranë ish-parkut të Autobusave, pjesërisht rruga “Don Bosco”