Priten reshje të dendura shiu, mund të rrezikohen familje / Bashkia Lezhë paralajmëron qytetarët

327
Sigal

Vendi do të përfshihet nga moti i keq gjatë kësaj jave, sikurse kanë njoftuar meteorologët, ndërsa Bashkia e Lezhës ka dalë me një paralajmërim për banorët.

Në një postim në facebook në llogarinë zyrtare, Bashkia bën me dije se në ditët në vijim priten reshje të shumta shiu që mund të sjellin përmbytje.

Po ashtu, Bashkia thekson se si pasojë e reshjeve mund të rrezikohen edhe familje me shtëpi në zona me risk të lartë.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë lezhjan!

Bashkia Lezhe ju bën me dije se këto dite priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë.

Kryetari i Bashkise, ka thirrur një grup pune me ekspert dhe specialist të fushes dhe po qendron në krye të menaxhimit të kësaj situate. Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihme sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund të ndodhe.

Kërkohet mirekuptim dhe bashkepunim nga të gjithë për përballimin me sukses të situates.

Për çdo problem duhet të telefononi tek Nr. 068 669 4445 ose shkruani në ne inbox.

Urojmë që së bashku të kontribojmë për sa me pak probleme dhe pa pasoja  për të gjithë ju.

Faleminderit!