Lulzim Basha për ngushëllime në familjen e 25-vjeçarit të vrarë nga polici

322
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Mësohet se më herët, në familjen e viktimës ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë se për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i policisë, Partia Demokratike ka reaguar ashpër, duke drejtuar gishtin nga qeveria të cilën e ka akuzuar përdorimin e policisë për terrorizimin e qytetarëve. Ndërsa blutë e Tiranës, PD i ka akuzuar për tentativën e manipulimit të provave.

Klodian Rasha u pikas nga dy punonjës patrullës “Shqiponja” rreth 1 orë pas mesnate, por sipas tyre, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Polici 25-vjeçar u vu në ndjekje të tij, përafërisht nga zona e Don Boskos deri në Laprakë, ku qëlloi me armë dy herë duke i marrë jetën Rashës.

Polici tha se ishte trembur, pasi Klodian Rasha mbante diçka në dorë. Ndërsa SHÇBA vendosi për arrestimin e tij, pasi “ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme”