Prishja e Teatrit/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Sot tjetër kallëzim penal, do të vijojmë me denoncimet

344
Sigal

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit këtë të hënë ka bërë kallëzime penal në prokurori në lidhje me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, duke e çuar në pesë numrin total të padive.

Aktivisti Ervin Goci në fjalën e tij është shprehur se ato nuk do të ndalen dhe do të nxjerrin para përgjegjësisë të gjithë fajtorët.

“Gjithçka ka ndodhur për 10 minuta nuk eksitojnë institucionet dhe agjensitë, secili që ka hedhur firmën duhet të mbajë përgjegjësi personale dhe jo të fshihen pas kostumit të shefave apo pas interpretimeve ligjore të vakëta.

Ne jemi të qartë se këtu ka pasur shkelje IMT ka bërë shkelje, që këshilli Bashkiak dhe teknik kanë bërë shkelje pasi kanë dhënë lejë ndërtimi atje ku nuk i takon pasi Teatri i përket KKT dhe s’ka lidhje bashkia, janë bërë një gamë e gjerë shkeljesh dhe ne po i denoncojmë herë pas here.

Denoncim i radhës do të jetë rekuizita që këto qaheshin dhe dilnin herë pas here dhe thonin se nuk jua jepnin, ato e varrosën këtë”, është shprehur Goci.

Ndërkohë avokati Adriatik Lapaj është shprehur se me këtë kallëzim ata kanë plotësuar të gjithë pazëllën e përgjegjësve që janë përfshirë në këtë aferë.