Prioriteti kryesor i Bashkisë së Shkodrës është investimi në infrastrukturë

538
Investimet në infrastrukturë janë një nga prioritetet kryesore të Bashkisë së Shkodrës. Po punohet në të gjithë territorin, ndërsa sot konkretisht po punohet në dy kantiere.
4000 metër katror, 700 metër katror gjelbërim do të jenë shumë shpejt të shfrytëzueshme nga banorët e bllokut të banimit në rrugën “Qemal Draçini” në Shkodër.
Sot është hedhur shtresa e dytë e asfaltit, apo siç quhet në gjuhen teknike “tapeti”.
Me përfundimin e plotë të punimeve, kjo zonë në qendër të qytetit do të kthehet në një territor në shërbim të banorëve por edhe të gjithë atyre që do ta frekuentojnë.
Rruga “Malësorët e mullirit” në njësinë administrative Bërdicë, një rrugë e re e rikonstruktuar.
Po punojmë për të përmirësuar aksesin, për të zhvilluar ekonominë e përmirësuar jetën e familjeve në fshatin Trush.
Voltana ADEMI
Kryetare e Bashkisë së Shkodrës
Sigal