Italia kap 1,5 ton drogë në det, dy skafistët shqiptarë në pranga

493
Sigal

Gjatë mbrëmjes së shkuar, autoritetet detare dhe ato ajore të Dritave të Verdha në rajonin e Puglias, në ishullin e Shën Marisë së Leucas, kanë evindetuar një gomone që po lundronte në ujrat italine.

Efektivët tentuat t’i ndalonin, por drejtuesit e gomones, të cilët u evidentuan më pas që ishin 2 shqiptarë,  u përpoqën të arratiseshin dhe të injoronin sinjalin e autoriteteve.

Skafistët hodhën në det edhe një pjesë të bagazheve që ndodheshin në bordin e gomones por autoritetet bënë të mundur kapjen e tyre duke zbuluar kështu edhe çfarë kishte në atë mjet lundrimi.

Në bordin e gomones u gjetën 71 qese me lënde narkotike marijuanë e cila e përkthyer në shifra është rreth 15 milion euro, me një peshë prej 1 toni e gjysëm.

Mediat italiane bëjnë me dije se gomonia rreth 10 metra e gjatë me dy motora po transportonte marijuanë për ta bërë atë gati për tregjet ndërkombëtare të lëndëve narkotike. Pas sekuestrimit të mallit të gjendur në gomone, policia ka arrestuar 2 shqiptarët të cilët drejtonin gomone dhe ka nisur hetimet ndaj tyre për trafikim të lëndëve narkotike dhe mosbindje të autoriteteve të policisë