Presidenti Meta: Tentativat e mazhorancës për kapjen e Kushtetueses nuk do të mungojnë

291
Sigal

Kreu i shtetit Ilir Meta, në një intervistë për mediat deklaroi se pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka 6 anëtarë, kjo gjykatë do të quhet e plotë kur të ketë të gjithë anëtarët e saj sipas ligjit.

Presidenti u shpreh se tentativat për kapjen e saj nga pushteti vazhdon.

“Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese sepse mazhoranca bëri çdo gjë për ta kapur atë. Nuk e kapi deri tani për arsye të qëndresës së kreut të shtetit, por kjo nuk do të thotë që nuk do të tentojë ta kontrollojë atë”,- deklaroi kreu i shtetit.