45-vjeçari që terrorizoi banorët me kallashnikov mbyllet në banesë / RENEA-t nisin negociatat e dorëzimit

278
Pas më shumë se katër orësh, forcat RENEA kanë nisur negociatat me 45-vjeçarin Josif Kavaja i cili tashmë është mbyllur i armatosur në banesë.
Sigal

Sipas burimeve për mediat, dy familjarë të tij po negociojnë me Kavajën për ta bindur që të dorëzohet.

Prej orëve të pasdites ai terrorizoi zonën e Seltës në Elbasan ndërsa më pas qëndroi në pyll pranë banesës së tij. Tashmë ai është mbyllur në banesë dhe nuk pranon të dorëzohet.

Deri në momentin e kapjes së 45-vjeçarit, policia i ka bërë thirrje banorëve të zonës të mos dalin nga banesat e tyre.