Presidenti Meta telefonon Hashim Thaçin: Të dyja shtetet do të koordinohen për të kaluar krizën e koronavirusit

341
Sigal

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dy Presidentët diskutuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Shqipëria dhe Kosova janë në luftë me COVID-19. Në Kosovë deri më tani janë infektuar 423 persona dhe janë shënuar 10 viktima. Ndërsa në Shqipëri janë prekur nga COVID-19 539 persona dhe 26 qytetarët kanë humbur jetën.