DETAJE/ Beteja me sëmundjen në dy spitalet COVID, ja sa pacientë janë të intubuar

316
Sigal

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit, gjashtë pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283, ne dy spitalet COVID vijon beteja për shërimin e të shtruarve.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Kështu në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. Shtatë pacientë janë në terapi intensive.

Kurse Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë tetë pacientë të shtruar. Katër pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa katër prej tyre janë në pavion.

“Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara”– njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.