Presidenti Meta pret në një takim Nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, z.Bisera Turkoviç

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti sot në një takim Nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, znj.Bisera Turkoviç.

Presidenti Meta, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë, u shpreh se e mirëpret vendimin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës për rihapjen e ambasadës në Tiranë, si shprehje të interesit të drejtpërdrejtë për nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

NOA

Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e rihapjes së ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë, sa më parë të jetë e mundur.

Presidenti Meta u shpreh se dialogu politik konstant, bazuar në frymën konstruktive dhe respektin e ndërsjellë, si dhe bashkëpunimi në rritje, përbëjnë premisën më të mirë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Bosnje dhe Hercegovinën.

Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit theksoi mbështetjen që Shqipëria jep në mënyrë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin e Bosnje-Hercegovinës.

Presidenti Meta vlerësoi lart kontributin e komunitetit shqiptar në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe atij boshnjak në Shqipëri, si një urë lidhëse tepër të rëndësishme mes të dy vendeve dhe popujve tanë.