Presidenti Meta pranë komunitetit të dashur të Mirasit në Devoll

68

Pranë komunitetit të dashur të Mirasit në Devoll, në këtë trevë patriotike e arsimdashëse, për të vlerësuar me Dekoratën e lartë “Naim Frashëri”, bijën e zonës, mësuesen e ndjerë të shkollës “Selami Kodra”, Luiza Dule, e cila humbi jetën në një aksident tragjik, në 19 dhjetor 2018, duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur.
Mësuese Luiza, nënë e familjare model, është një nga dëshmorët e shkollës dhe arsimit shqip, simbol i përkushtimit dhe i sakrificave të pashembullta, për përhapjen e dijes, deri edhe me jetën e saj, për të mësuar, edukuar, e ndriçuar mendjen e fëmijëve tanë.
Përherë mirënjohës e falenderues për mësuesit shqiptarë të të gjitha kohërave, veçanërisht atyre në zonat e thella, për punën e palodhur në funksion të edukimit e mirëarsimimit të gjeneratave të reja, për dedikimin dhe vetëmohimin e tyre.
Koha për t’i dhënë vendin e merituar figurës së nderuar të mësuesit, që meriton vlerësimin më të lartë nga gjithë shoqëria, sepse arsimi është thelbësor për zhvillimin social, kulturor e ekonomik të vendit, për vetë të ardhmen tonë europiane. 🇦🇱