Presidenti Meta paraqet shifrat alarmante të shpopullimit të vendit : ‘Kjo do të marrë fund më 25 Prill’

262
Sigal

Presidenti vendit Ilir Meta në një intervistë për mediat, preku gjerësisht fenomenin e shpopullimit të vendit.

Duke iu referuar shifrave Meta u shpreh se Shqipëria nuk po ndeshet me një migrim të zakonshëm këto kohë, por po ndeshet me një shpopullim, ku largohen 13 persona për 1 mijë banorë.

Gjithashtu ai theksoi se mbi 70% e të rinjve që studiojnë në Shqipëri duan të ikin jashtë, çka dëshmon mungesën totale të prespektivës në vend. Por kjo do të marrë fund më 25 Prill sipas presidentit.

Bejdo Malaj: Keni shkuar në cdo cep të Shqipërisë. Keni mbjellë një lloj shprese, na keni bërë që Shqipëria është e jetueshme kudo. Do ta vazhdoni këtë mision?

Ilir Meta: Pa asnjë diskutim, ky është një angazhim i pakthyeshëm dhe kjo është një betejë që do të fitohet për ti dhënë fund njëherë e mirë shpopullimit të Shqipërisë sepse praktikisht nuk kemi migrim sic ka në rastin e Serbisë apo të Bosnjes apo të Malit të Zi, por kemi shpopullim. Për 1 mijë banorë, nëse nga Serbia ikën 1, nga Shqipëria ikin 12; nëse nga Bosnja ikën 1, nga Shqipëria ikin 18; nëse nga Mali i Zi ikën 1, nga Shqipëria ikin 17 dhe nëse nga Kosova ikën 1, nga Shqipëria ikin më shumë se 4. Kjo do të thotë se këtu kemi me të bëjmë me shpopullim, jo me migrim. Nëse 94% e të rinjve shqiptarë që studiojnë jashtë shtetit, nuk duan të kthehen në Shqipëri apo mbi 70% që studiojnë në Shqipëri e duan të ikin jashtë shtetit, kjo do të thotë një mungesë totale e perspektivës që një trup pa tru, pa kokë, ku do të shkojë? Vetëm do të bjerë në humnerë, kështu që ky është një mision që do të ecë përpara dhe padyshim që do fitojë se ka të bëjë me ekzistencën tonë jo vetëm si shtet por edhe si komb dhe këto pikëpyetje që janë vënë rreth këtyre vlerave kombëtare dhe interesave kombëtare gjatë këtyre viteve, jam i sigurt do marrin përgjigje finale shumë shpejt, më 25 Prill.