Gjobë për atë që nuk përfundon vaktin e porositur në restorant / Ligji i ri në Kinë

206
Sigal

Kina ka hartuar një ligj të ri kundër mbeturinave të ushqimit, duke i lejuar restorantet të gjobisin ata klientë që nuk përfundojnë vaktin e porositur.

Restorantet do të kërkojnë pagesa shtesë nga klientët të cilët ‘gjenerojnë mbeturina të dukshme’, sipas mediave shtetërore kineze.

Legjislacioni i propozuar është pjesë e ‘operacionit pjatë e zbrazët’, një fushatë e promovuar nga Presidenti Xi për të frenuar mbeturinat e ushqimit.

Klientët kinezë të restoranteve kanë çuar dëm rreth 17 deri në 18 milion ton ushqim në 2015 – mjaftueshëm për të ushqyer 30 deri në 50 milion njerëz për një vit të tërë, siç tregoi një studim i vitit 2018.

Lexo edhe : Presidenti Meta uron pasardhësen e familjes mbretërore shqiptare

Që kur lëvizja mbarëkombëtare kundër mbeturinave filloi këtë verë, 1.4 miliardë qytetarëve të vendit u është kërkuar që të porosisin më pak pjata dhe porcione më të vogla gjatë ngrënies jashtë ose porositjes në rrugë.

Drafti u jep të drejtën restoranteve të kërkojnë tarifa shtesë për ataqë lenë ushqimin në tryezën e tyre. Por mbetet e paqartë sa do të jetë gjoba.

Gjithashtu ndalohen kamerierët të ‘joshin’ dhe ‘mashtrojnë’ njerëzit për të porositur më shumë ushqim. Restorantet mund të marrin një dënim që varion nga 1114, deri në 1140 paund.

Lexo edhe :  Presidenti Meta: Mazhoranca, bllokoi KED dhe Gjykatën Kushtetuese për 3 vite / Me afrimin e zgjedhjeve, po rriten sipërfaqet me kanabis dhe aktivitetet kriminale

Përveç restoranteve, blogerët dhe prodhuesit e videove do të përballen me ndëshkime financiare për krijimin dhe transmetimin e klipeve që promovojnë mbiushqimin.