Presidenti Meta mesazh nga shtatorja e Azem Hajdarit: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, ta kthejmë në shinat e vërteta të lirisë dhe demokracisë

240
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që në këtë ditë të shënuar për shqiptarët, që shënon kthesën në pluralizmin e vendit, bëri homazhe pranë shtatores së Azem Hajdarit.

Nga Sheshi Demokracia kreu i shtetit dha mesazhet e qarta se Shqipëria dhe shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, për të vijuar me procesin e integrimit drejt BE-së, duke garantuar lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Ishte një detyrim për të qenë sot këtu në këtë shtet të Qytet Studenti, shesh të Demokracisë, Në këtë shtet ku thirrjet ‘liri-demokraci’ pushtuan për herë të parë në Shqipëri, së bashku me moton; ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.

Jam këtu për të nderuar lëvizjen studentore, në mënyrë të veçantë udhëheqësin e paharruar, Azem Hajdarin, i cili pati rol kyç, vullkanizues në ato momente dhe gjithë studentët e tjerë. Ata që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë, si Arben Brozi.

Të gjithë ata që nuk i kanë tradhtuar idealet e dhjetorit, të pluralizmit politik.

Tani është koha, për në thirrje tjetër ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa dhe ta kthejmë në shinat e vërteta të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. të garantojmë të ardhmen Evropiane larg pikëpyetjet dhe arsyetimeve boshe.”, tha Meta.