Lushnje, digjet një sipërfaqe me pisha në mal

762
Sigal

Një sipërfaqe toke me pisha në malin Dardhë është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme. Zjarri ra pranë fshatit Gjyshaj të Lushnjes.

Sipas raportimeve paraprake, janë djegur 5 hektarë me pisha dhe shkurre në këtë mal. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësja dhe forcat e policisë, të cilat ndihmuan në shuarjen e flakëve.

Puna e tyre u vështirësua për shkak të terrenit të vështirë malor.