Presidenti Meta mesazh forcave politike: Zgjidhja e krizës, domosdoshmëri për të frenuar shpopullimin

376
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaron se zgjidhja e krizës politike në vend është domosdoshmëri për të frenuar shpopullimin e Shqipërisë.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Meta thekson se të gjitha forcat politike duhet të angazhohen për të motivuar shqiptarët, sidomos të rinjtë.

POSTIMI I METËS

Të dashur qytetarë,

Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.

Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu.

Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë!

SHQIPËRIA🇦🇱 meriton një të ardhme të sigurt!

Të bashkohemi kundër shpopullimit!

Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa.

KOHA NUK PRET!

Ju ftoj të lexoni këtë shkrim të Monitor.