Presidenti Meta kalon fundjavën në mal: Blegtorët e rinj duhen mbështetur!

564
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë e ka shfrytëzuar fundjavën për një vizitë në mal. Ai ka publikuar foto, ku shihet në Bregun e Zabërzanit, ku është takuar dhe me një blegtor.

Meta thotë, se të rinjtë në këtë zanat duhet mbështetur, në mënyrë që të ndalohet shpopullimi i vendit.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

Me Juli Liçollarin, në Bregun e Zabërzanit, një nga blegtorët e rinj të cilët duhen mbështetur më shumë, në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin, por edhe pakësimin e blegtorisë në këto treva të mrekullueshme.