“I përkas popullit të 2 MARSIT dhe alternativës së SOVRANIZMIT”.
Ky është mesazhi i Presidentit të Republikës Ilir Meta i dhënë paraditen e sotme, një ditë pasi kryeministri Edi Rama foli për tre popuj që shkojnë pas PD dhe LSI-së.
Presidenti Meta ka kujtuar tubimin e 2 marsit në thirrur nga ai dy vite më parë, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, ku shfaqet duke puthur flamurin.
Ndërsa dje Rama, teksa fliste për alternativat për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashku sulmoi opozitën dhe Presidentin.
“Tre liderë, njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë dhe grata, dhe non grata.
Tre popuj nga mbrapa tyre, populli i 11 dhjetorit, populli i 18 dhjetorit, të dy në sherr për vulën e 8 janarit dhe populli i 2 marsit. Pa dyshim i treti i vërteti, që merr jetë nga sherret mes të parit dhe të dytit”, tha Rama.