Presidenti Meta falenderon Dibrën e Madhe

293
Presidenti Meta ka vlerësuar kontributin e popullit dibran për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Në kuadër të vizitës së tij në Dibrën e Madhe, Presidenti falenderoi shqiptarët e këtij qyteti për pritjen vëllazërore duke u solidarizua për të në lidhje me situatën e vështirë të pandemisë.
Ja postimi i plotë :
Dibrën e Madhe kam në zemër, si çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot.
I gjithë kombi shqiptar është krenar dhe përulet me nderim e mirënjohje për kontributin e shquar të dibranëve për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe për ndikimin e jashtëzakonshëm në botën e kulturën shqiptare.
Duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë e vëllazërore shqiptarët e Dibrës së Madhe, solidarizohem me të gjithë bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut, për ta kaluar këtë situatë të vështirë të pandemisë COVID-19, me sa më pak pasoja për shëndetin dhe jetën e tyre.
FALEMINDERIT DIBËR E MADHE!
MALET TONA MË TË LARTA!
Video
Sigal